Këngëtari Blero dhe blogerja Afrona Dika prej muajsh kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.
Ndarja e tyre u konfirmua përmes rrjeteve sociale duke qenë se kishin fshirë fotografitë e përbashkëta e po ashtu nuk ndiqen më as në Instagram.
Ndarja e tyre shihet se nuk ka qenë edhe aq paqësore, meqë shpesh kanë ‘thumbuar’ njëri-tjetrin me postime.
E një thënie të tillë e ka shpërndarë edhe së fundmi krijuesi i hitit “Fotografia”, që besohet se i dedikohet ish-partneres.
“Të gjithë njerëzit sjellin lumturi: disa nga prania e tyre, të tjerët nga mungesa e tyre”, ka thënë ai.
Sidoqoftë, një nga arsyet e ndarjes së tyre u tha se ka qenë distanca marrë parasysh që Dika jeton prej shumë kohësh në Zvicër.
Kujtojmë që ish-çifti u martuan në shtator të vitit 2019. /Telegrafi/