Telegrafi

Blero tani e tutje do të këndojë edhe në dasma

Nisi me muzikë pop, e më pastaj u fokusua në pop-oriental. Që të dyja këto zhanre i sollën suksese Bleros në karrierën e tij.

Mirëpo, tashmë duket se artisti do të bëj sërish ndryshime në aspektin profesional.

I ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, Blero tregoi se ka përfunduar projektin e muzikor që mban titullin “Nusja ime”.

“Më ka rënë para disa viteve të jem pjesë e gëzimit nëpër familje. Nuk kish ndjenjë më të mirë se të martohet një qift e ti të këndosh në atë dasmë. Unë këtë nuk e kam provua. Definitivisht nga viti tjetër do të jem prezentë te familjet shqiptare por gjithmonë me muzikën time”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Blero thotë se me këngën “Nusja ime” do të shënoj debutimin e tij edhe në ahengje familjare, por me një program të veçantë.

“Nuk besoj se do të këndojë muzikë popullore. Kurrë mos thuaj kurrë, por për momentin mendoj të shkojë me këtë këngë dhe me këngët tjera të mia”.

Këngëtari thotë se ka ardhur një fazë në karrierën e tij që më shumë do të fokusohet në dasma por që thotë se nuk do t’i braktisë edhe koncertet./Telegrafi/