Telegrafi

Blero sjell ripunimin e këngës “Kthehu ti” në bashkëpunim me Bay T

Blero ka lansuar ripunimin e këngës “Kthehu ti” në bashkëpunim me këngëtaren Bay T.

Versioni i ri i këngës nostalgjike, vjen kësaj here me një freski dhe me një zhanër më veror.

Kënga “Kthehu ti” ka qenë një këngë tejet e dashur dhe e dëgjuar nga adhuruesit e këngëtarit.

Bay T, e cila po ashtu ka krijuar një audiencë të gjerë solli një frymë interesante tek projekti nostalgjik i Bleros.

Ky version i ripunuar siç duket u prit mirë nga audienca, sipas komenteve të shumta në YouTube. /Telegrafi/