Këngëtari Blero ka dalë pak nga roli i zakonshëm i tij.
Gjithnjë plot luks dhe femra të zhveshura, këngëtari në këngën e tij të fundit ka dalë më ndryshe.
Ai është shfaqur në klipin e fundit “Për Ty” në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin si një shitës i picave.
Edhe pse vështirë të thuhet se i ka hije, duket se këngëtari ka preferuar diçka më ndryshe në klipin ku Muharrrem Ahmeti nuk shfaqet fare.
Klipi brenda katër ditësh ka arritur afro 800 mijë klikime në rrjetin social të videove, YouTube. /Telegrafi/