Telegrafi

Blero si Elsa e filmit “Frozen” (Foto)

Këngëtari i njohur Blero është njëri ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ai ndan me fansat thuajse çdo ditë imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa në të shumtën rasteve preferon që të publikojë fotografi në shoqëri të vajzës së tij, Tarës.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku ka shfaqur disa momente të këndshme që ka kaluar bashkë me vajzën.

Tara i kishte vendosur babait të saj një paruke të bardhë në kokë me bishtaleca, e cila në fakt ishte një model e flokëve të personazhit Elsa, nga filmi i njohur i Disneyt “Frozen”.

Kjo fotografi ka shkaktuar shumë të qeshura te fansat, gjersa edhe Blero ‘i detyruar’ nga Tara e ka mbajtur këtë paruke në kokë, dhe më pas e ka ndarë pamjen me fansat në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Tara e “shndërron” në Elsën e filmit “Frozen” babain e saj. Foto nga Instagram Story.