Mbrëmë (e premte) ka qenë një spektakël tejet i zhurmshëm, për shkak të lojës interesante që po bëjnë banorët.
Konkurrentja e cila i shokoi mbrëmë të gjithë banorët e tjerë ishte Linda, pasi erdhi me një rrëfim trondës që sipas saj kishte ndodhur jashtë, shume vjet më parë.
“Kur kam punuar në emisionin e Teuta Krasniqit, para 13 vjete, Blero më ka sjellë te hoteli ku rrija, pas xhirimeve, dhe insistoi si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time, të vijë lart te dhoma e hotelit me mua, “Victory Hotel”, e mban mend shumë mirë ti, më ke thënë, a mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit.” – u rrëfye Linda.
Pas kësaj Blero sot (e shtunë) i është drejtuar kamerës, duke folur me publikun.
“E kam pasur mision ta tregoj veten në këtë shtëpi, si Blerim. Por, tash më është shtuar edhe një mision tjetër prej mbrëmë, personalisht. Jam shumë zhgënjyer nga mbrëmë, për ato shpifje, por e ndiej që do të më mbështesni.” U rrëfye Blero.
Më pas banori vazhdoi: “Tani e kam obligim të rri në shtëpi, edhe nëse doni ju, do të rri. Unë as nuk do të luaj, as nuk do të fyej, e ju premtoj që as nuk do t’ju zhgënjej.” /Telegrafi/