Këngëtari Blero Muharremi vazhdon të jetë personazh atraktiv për mediat rozë.
Interpretuesi i shumë hiteve pritet që së shpejti të rikthehet në skenë fuqishëm.
Ai është duke punuar projektin e radhës, i cili sipas burimeve të Telegrafit do të jetë me një këngëtare femër.
Por, ky klip do të lansohet vetëm pas publikimit të klipit të ri të reperit Alex, i cili është në përkujdesje menaxheriale të këngëtarit.
Mbetet të shihet a do të arrijë Blero të sjellë një tjetër këngë të dëgjuar sikurse me Shkurte Gashin, projektin “5”, tejet i dëgjuar. /Telegrafi/