Blerim Muharremi ka lënë pas vetes në vit të jashtëzakonshëm me këngë të reja dhe koncerte të ndryshme.
Këngëtari ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën është bërë prindër i një vajze të quajtur Tara.
Kjo e fundit duket se do të ndjek hapat e të atit dhe do të bëhet këngëtare bazuar në atë që ka treguar përmes rrjeteve sociale.
Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet vajza e saj që shihet në një studio muzikore.
“Duke regjistrua albumin e parë të saj. Producent i saj jam unë”, ka shkruar me këtë rast Blero.
Ndryshe, këngëtari pritet që gjatë këtij viti të kurorëzojë lidhjen disavjeçare me Afrona Dikën. /Telegrafi/