Blero Muharremi së shpejti do të sjell projektin e tij më të ri.
Këngëtari ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë të vogël nga kënga e re, e cila duket të jetë sërish një baladë, transmeton Telegrafi.
Sipas Bleros, projekti do të publikohet në muajin nëntor.
“Jo jo” është kënga e fundit e këngëtarit, të cilën e solli në bashkëpunim me anëtarin e TDS, Onatin, këngë kjo, e cila ishte ndër këngët më të pëlqyera gjatë verës. /Telegrafi/