Këngëtari Blero Muharremi as se si nuk po mund të gjejë qetësinë në jetën e tij private.
Së fundmi është raportuar për një ndarje mes tij dhe Afrona Dikës, të dashurës së ti gati prej dy vitesh.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë Bleron për ndodhitë e tij të fundit në jetën private, dhe këngëtari ka kërkuar që t’i respektohet privatësia, duke mos dashur të flasë për jetën e tij private.
Afrona nga ana tjetër ka postuar fotografi në rrjetet sociale, por nuk ka qenë e disponueshme po ashtu për mediat.
Për dallim nga Afrona që postoi fotografi nga Zone Club, aty ku ishte prezent edhe Blero, por jo me të dashurën e tij, tregon më shumë për çarjen në raportet e tyre.
Duket se Blero për shkak të përvojës së tij në shoubiz dhe diferencës në moshë me Afronën po tenton të reflektojë maturi duke mos u lëshuar në deklarata spektakolare dhe në detaje që mund t’a bëjnë jetën e tij private sërish super të diskutuar.
Për Afronën është hera e parë që është pjesë e faqeve të thashethemeve të mediave rozë, duke ditur se lidhja me Bleron e ka sjellë atë në një pozitë që të diskutohet tejet shumë nga mediat. /Telegrafi/