Telegrafi

Blero po risjell këngën që e bëri të famshëm para 15 vjetëve (Foto/Video)

Blero Muharremi po punon në projektin e ri muzikor.

Në fakt, këngëtari ka vendosur të sjell në një version të ri këngën e publikuar 15 vjet më parë.

“Kthehu ti”, titullohet kënga që e bëri të njohur Bleron, ku protagonist është edhe ish-reperi, tani politikani Memli Krasniqi.

Kështu së paku ka bërë të ditur Muharremi përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa ka treguar se do ta sjellin Nikka dhe Alexi.

“Mas 15 viteve do te kthehet ne rameke kënga ime -Kthehu Ti. Kënga më solli suksesin në skenën e muzikës. Shume i emocionum shpresoj që do t’ju pëlqej ky version”, ka shkruar Blero në Instagram.

Vlen të theksohet se “Kthehu ti” është shikuar mbi 660 mijë herë në YouTube ndërsa romaken e ka punuar Prygomusic dhe Johan Bejerholm

Ndryshe, Blero është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/