Gjatë një interviste në emisionin Wazzup, Blero ka reaguar ndaj akuzave se ai ka huauzar këngën “1 her”.
Sipas kantautorit, vetëm intro është e inspiruar, ndërsa pjesa ritmike e këngës është origjinale.
Madje, ai thotë se intron e ka marrë nga Atif Aslam dhe jo nga Zack Night), dhe për këtë e ka respektuar të drejtën e autorit në YouTube.
“Vetëm intro është inspiruar, kjo është e vërtetë, por më vjen keq që gazetarët nxitohen, sepse pjesa ritmike është origjinale. Na ka pëlqyer ajo pjesë dhe e kemi përmendur edhe në YouTube të drejtën autoriale për këtë këngë ku jemi inspiruar”, është shprehur Blero. /Telegrafi/