Telegrafi

Blero paralajmëron vazhdimin e tretë të “La Vida Loca”

Këngëtari i njohur, Blero, duket se do të risjellë një nga këngët më të suksesshme të para një dekade.

Këngëtari i muzikës RnB kohëve të fundi ka punuar në ide të reja, për të rikthyer këngë të vjetra.

Ai është shoqëruar më shumë me producentin CekicBeatz, i cili është një prej hitbërësve të vjetër në muzikën shqiptare.

Dyshja kanë qëndruar në studio duke punuar në një vazhdim të tretë të projektit “La Vida Loca”.

“LVL 3 po vjen”, ka shkruar Blero në një postim në InstaStory.

Blero ka kohë që nuk ka publikuar projekt të ri, por tash duket se ka bashkuar forcat me një prej bashkpuntorëve të tij më të mëdhenj.

Këngëtari ka preferuar të fokusohet edhe në jetën private në lidhjen e tij me Afrona Dikën. /Telegrafi/