Këngëtari Blero Muharremi ka koknfirmuar se do të realizojë një bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.
Ishte Blero që në një koncert së fundmi në Zvicër performoi para mijëra adhuruesve të tij – e aty i ftuar ishte edhe Muharrem Ahmeti, transmeton Telegrafi.
E natyrisht Blero si një përdorues mjaft i madh i Instagramit, ka shfrytëzuar rastin për të konfirmuar një bashkëpunim me Muharrem Ahmetin.
A mendoni se ai dhe Muharrem Ahmeti do të ishin në gjende të realizonin një hit marrë parasysh se kanë stile të ndryshme të muzikës? Kjo nuk dihet… /Telegrafi/