Këngëtari i njohur Blero Muharremi , tash e disa vite ka krijuar një stil të veçantë të të kënduarit. Që në fillimet e karrierës së tij, ai startoi me pop, rnb dhe balada, por asnjëherë nuk provoi me muzikë popullore.
E kur jemi tek kjo e fundit, muzika rapsodike popullore mesa duket nuk është ndër më të preferuarat e këngëtarit, kjo pasi ai ka publikuar në SnapChat një fotografi ku shihet në një odë burrash, duke dëgjuar këtë lloj muzike, e cila e ka bërë të atë të qeshë.
“U nxiva duke qeshur”, kanë qenë disa nga fjalët e tij, që ka vendosur sipër fotos./Telegrafi/