Site icon Telegrafi

Blero nuk e mohon: Kënga e re ka lidhje me jetën private (Video)

Këngëtari Blero Muharremi arriti që sërish të tërheqë vëmendjen e mediave dhe të publikut me projektin e fundit “Pse”.

Këngëtari ka publikuar projektin e ri, i shumëpërfolur për tematikën pas ngjarjeve të fundit në jetën private që sërish vënë në fokus martesën e kaluar me Teutën.

“Eshtë një projekt i idejuar para stinës së dimrit që është i dedikuar për t’i pëlqyer publikut më shumë se çdo gjë tjetër”, potencoi Blero për Telegrafin.

I pyetur nëse projekti ka lidhje me jetën e tij private, Blero as nuk e mohon as nuk e pohon një gjë të tillë.

“Sinqerisht jetën private kam tentuar ta trajtoj pak më me kujdes së fundmi. Teksti flet vet më shumë se që do të flisja unë andaj e di më së miri publiku se çka ngërthen ky projekt. Në jetë kemi shumë pse, por për shumë “pse” nuk marrim përgjigje”, u shpreh ai duke dështuar që të mohojë një gjë të tillë dhe duke lënë të kuptohet se kjo ka të bëjë me jetën private.

I pyetur nëse për “Pse” është inspiruar nga Sterjo Spase, Blero thotë se ndoshta kanë ngjashmëri, por beson se “Pse”-ja e tij është më e thellë.

Ndryshe ai komplimentoi edhe paraqitjen e talentit të ri Alex, për të cilin tha se ka të ardhme të madhe. /Telegraifi/

Exit mobile version