Site icon Telegrafi

Blero njofton se do bashkëpunojë me Sabri Fejzullahun, Leonora Jakupin, Kaltrina Selimin dhe Burak Vehapin

Këngëtari shqiptar, Blero Muharremi, është në përgatitje të projekteve të reja muzikore, ndërsa po vjen me shumë bashkëpunime.

Ai tashmë ka numër të madh të fansave kudo ku performon dhe njihet si artist që ka marrëdhënie të mira edhe me kolegët e tij.

Kështu, i njëjti së shpejti do të bashkëpunojë me disa emra të njohur dhe të dashur për publikun, teksa lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në InstaStory.

Blero së shpejti vjen me disa bashkëpunime (Foto: Instagram)

41 vjeçari nga Mitrovica njofton se në vazhdim do të sjellë bashkëpunim me ikonën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun, Leonora Jakupin, Kaltrina Selimin dhe me Burak Vehapin nga grupi FAMA.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Blero

Edhe pse nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtyre projekteve, padyshim se do të dalë diçka e bukur nga ana e tyre, duke qenë se janë shumë të suksesshëm dhe mjaft të kërkuar në treg.

Blero Muharremi (Foto: Instagram)

Këtë vit, Blero gjithashtu solli edhe albumin e ri “6 copë jetë”, në të cilin përfshihen gjithsej gjashtë këngë të realizuara me klipe, në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime.

Artisti në fjalë gjatë kësaj kohe ishte mjaft i përfolur në mediat rozë, për shkak të martesës së tij me blogeren Afrona Dika, ceremonia e të cilëve ishte super luksoze e organizuar në Shëngjin. /Telegrafi/

Exit mobile version