Telegrafi

Blero nis pushimet në Spanjë me të dashurën e tij të re

Foto: Screenshot/Instagram

Blero Muharremi u largua me vetëdëshirë pak javë më parë nga Big Brother VIP Kosova 2.

Artisti i njohur tha se dëshiron të kujdeset më shumë për shëndetin mendor dhe se për të nuk është më e rëndësishme gara.

Teksa pas daljes, këngëtari u nis menjëherë jashtë vendit për të takuar partneren e tij të re.

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti duket se ka nisur pushimet dhe si destinacion ka zgjedhur Spanjën.

Lexo po ashtu Blero flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Një eksperiencë shumë interesante, një sfidë me veten

Kështu të paktën ka bërë të ditur Blero me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

“Drejt Spanjës me dashurinë time”, ka shkruar ai.

Mes tjerash, i njëjti akoma nuk e ka zbuluar identitetin e partneres së tij, duke e lënë akoma misterioze.


Edhe në BBVK, ai e ka përmendur disa herë teksa theksoi se ia ka ndryshuar edhe jetën. /Telegrafi/