Site icon Telegrafi

Blero në Zurich për ditëlindjen e Afronës? (Foto)

Këngëtari Blero Muharremi duket se po shkon drejt pajtimit me të dashurën e tij, Afrona Dika.

Këngëtari i cili sot lanson projektin e tij të ri, i cili raportohet se i dedikohet pikërisht bukuroshes pas krisjes së lidhjes së tyre – po përjeton zhvillime të reja rreth tij.

Pas raportimeve se Blero dhe Afrona kanë ndjekur njëri-tjetrin në Instagram, Telegrafi zbulon një detaj tjetër.

Këngëtari ka shkuar në Zurich dje, ku po qëndron për ditëlindjen e të dashurës së tij, Afrona Dikës.

Edhe pse ishin të ndarë dhe me një krisje të madhe në marrëdhëniet e tyre, duket se Blero shkoi për të befasuar Afronën në Zurich, ku janë sqaruar dhe ku ai ka befasuar bukuroshen.

Lexo po ashtu Po pajtohen Blero dhe Afrona? (Foto)

Afrona po feston ditëlindjen e saj të 24, teksa aty e ka edhe këngëtarin, pasi vet bukuroshja u bë kryetemë e mediave rozë për herë të parë, pikërisht për shkak të relacioneve me Bleron.

Se Blero ka shkuar në Zurich, kjo u pa në Snapchat prej ku ai kumtoi lajmin se është në Zurich, për të fshirë më pas foton.

Pra, duket se dyshja po shkon drejt bashkimit dhe vetëm pritet fotoja e tyre e parë bashkë pas pajtimit. /Telegrafi/

Exit mobile version