Telegrafi

Blero në Meksikë për pushime, por me kënd?

Blero vazhdon të mbajë kureshtarë fansat e tij rreth femrës me të cilën është në lidhje.

Këngëtari, i cili muaj më parë zbuloi ndarjen nga ish-bashkëshortja, aktorja Teuta Krasniqi, shpesh poston statuse misterioze në rrjetet sociale, ku në një formë inkorporon edhe të dashurën e tij të re.

Shumica e këtyre postimeve bëhen mbase për të tërhequr vëmendjen e fansave dhe të mediave, por ato po kanë sukses.

Blero sot ka postuar një foto nga një resort tropikal meksikan, ku thotë se do të udhëtojë së shpejti. Por ai ka vendosur tre pika te emri i personit që do ta shoqërojë atë.

“Meksikë, mezi pres. Me… ty, po me ty”, ka shkruar Blero në anglisht sipër një fotografie plazhi. /Telegrafi/