Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Blero Muharremi, ka qenë mjaft i angazhuar gjatë vitit 2019 me projekte e albumin e ri.
Ai njëherësh mbajti aktiv fansat edhe në rrjetet sociale, duke sjellë kështu imazhe dhe video nga më të ndryshmet.
Gjatë ditës së sotme (e hënë), 41-vjeçari ka publikuar një fotografi krah superyllit të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.
Siç duket, artisti Muharremi ka pranuar një fanellë nga Zhegrova, pikërisht të tijën si dhuratë për fundvit.
Dyshja duket se kanë raporte mjaft të mira, madje këngëtari shqiptar është një përkrahës i madh i ‘Dardanëve’.
Sa i përket projekteve muzikore, “6 copë jetë” është albumi i Bleros i lansuar këtë vit e po ashtu edhe disa bashkëpunime me emra të njohur si: Kaltrina Selimi, Burak Vehapi, Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi.
Sakaq, ai nuk mungoi as në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/