Site icon Telegrafi

Blero melankolik: E di që emrin tim ja thua zemrës tënde (Foto)

Këngëtari Blero Muharremi ka vazhduar me dedikimet e tij romantike në rrjetet sociale.

Pasi ish bashkëshortja e tij Teuta Krasniqi u shfaq nudo në rrjetet sociale nga skenat e filmit “Distant Angels”, është vet këngëtari ai që ka publikuar një këngë që thuhet se ka të bëjë me jetën private.

Dhe kënga “1her” që ka tekst të prekshëm, duket se ka lidhje personale me këngëtarin.

Kështu së paku del edhe nga postimet në rrjetet sociale.

Ai në një postim në rrjetin social Instagram ka shkruar një pjesë të tekstit të këngës, që besohet se është edhe dedikim për ish-bashkëshorten.

“E di që emrin tim ja thua zemrës tënde”, ka shkruar Blero në këtë foto.

Blero ka një lidhje me Afronën, por përkundër faktit se ka dhënë indikacione se e ka harruar Teutën, kjo nuk duket nga projektet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version