Site icon Telegrafi

Blero kujton ditën më të lumtur në jetë, ka dy fjalë edhe për ish-vjehrrën (Foto)

Blero feston ditëlindjen e vajzës së vetme, Tarës.

Ai me këtë rast ka uruar më të shtrenjtën vajzë ndërsa ka edhe disa fjalë për ish vjehrrën, nënën e Teuta Krasniqit.

Në fakt, ai kujton kohë kur shtatë vjet më parë kur zonja Edibe e kishte thirrur në telefon dhe i kishte dhënë lajmin e lindjes së Tarës.

“Në ketë datë para 7 viteve pranova një thirrje në telefon nga gjyshja jote teta Edibe. Ishte lajmi ma i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetë de ishte lindja jote e dashura ime Tara. Falënderoj Zotin për bekimin që na dhuroi me ty. InshAllah i bën 107 vjet të shëndosha dhe të lumtura. Babi të uron më të mirat dhe më të bukurat e jetës. Urime ditëlindja e shtrenjta ime Tara”, ka shkruar Blero në llogarinë personale në Instagram.

Blero ka një lidhje të fuqishme dhe të shëndoshë me vajzën dhe këtë e shprehë gjatë tërë kohës. /Telegrafi/

Exit mobile version