Blero Muharremi ka vendosur që të kthehet në Kënga Magjike, pikërisht në 10 vjetorin e paraqitjes së tij të parë në këtë ngjarje.
Këngëtari pak kohë më parë konfirmoi pjesëmarrjen e tij, të cilën nuk e bëri ende publike.
Ndërkohë, tashmë Telegrafi merr vesh se ai sot prezanton projektin e tij në “E Diela Shqiptare” e që është një baladë prekëse që është bashkëpunim me një prej artistëve më të suksesshëm të muzikës qytetare shqiptare, transmeton Telegrafi.
Blero do të synojë fitoren në 10 vjetorin e pjesëmarrjes së tij në Kënga Magjike, por pritet të shihet se sa do të pëlqehet projekti i tij.
Finalet e Kënga Magjike mbahen së shpejti dhe formati i zgjedhjes së fituesve është unik – atë e bëjnë vet këngëtarët. /Telegrafi/