Telegrafi

Blero kthehet me baladë në bashkëpunim me Danin

Blero dhe Dani do të sjellin shumë shpejt videoklipin e këngës “154”.

Blero Muharremi ka realizuar ëndrrën e tij duke realizuar këngë me Ramadan Krasniqi- Dani.

Kënga është në zhanrin baladë dhe sot u dha premierë në emisionin “Prite te gjelbren” në Radio 21.

Balada mban titullin “154” dhe është realizuar nga studio “Elephant”, ndërsa videoklipi i këngës pritet të realizohet në ditët në vazhdim.

Kënga nuk do të jetë pjesmarrëse në Kënga Magjike ashtu siç u tha në medie ditë më parë.

Se çfarë kuptimi ka titulli i këngës “154”, kjo gjë ende nuk dihet.