Telegrafi

Blero ka nis punën për këngën e re (Foto)

Blerim Muharremi, mbetet njëri ndër këngëtarët më të përfolur nga mediat dhe publiku, e kjo duket se i pëlqen atij.

Blero çdoherë vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjete sociale në mënyrë që të mbaj admiruesit e tij të informuar për çdo hap që bën.

Tashmë Blero është duke sjellë edhe një këngë të re për publikun e tij.

Ai në llogarinë personale në Instagram ka publikuar një fotografi në të cilën shihet me producentin, Brilantin Hodaj i cili po kujdeset që të sjell hitin e ardhshëm të këngëtarit.

“Tingëllon mrekullueshëm kur punon ky njeri, jini të gatshëm për këngën e re që do vij së shpejti”, shkroi Blero.

Ndryshe, Blero tash e sa kohë po raportohet se është ndarë prej të dashurës Afrona Dika, por të cilat nuk janë konfirmuar prej çiftit.