Telegrafi

Blero ka gati një tjetër projekt (Foto)

Këngëtari i njohur Blero ka pak kohë që ka publikuar projektin e tij më të fundit, coverin e këngës “Rren” nga Aida Doçi, i cili është pëlqyer mjaft shumë nga publiku.

Së fundmi ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është duke realizuar edhe një tjetër projekt, bashkë me ekipin e tij të studios “Blero Ent.”.

Blero në studio duke realizuar këngën e re. Foto nga Instagram Story

Mesa duket këngëtari po mendon të vijë me disa këngë të reja, ose me një album përmbledhës.

Përndryshe, ai ka qenë i angazhuar kohëve të fundit edhe me realizimin e këngës së re, për këngëtaren Zaimina Vasjari. /Telegrafi/