Dashuria mes Blerim Muharremit-Bleros dhe Afron Dikës ka ‘filluar’ të rikthehet në rrugën e duhur.
Së paku kështu mund të thuhet duke u bazuar në fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale.
Blero ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa Afrona shihet me dimija pasi çifti është ftuar në një dasmë.
Në këtë formë, Blero nuk do të mendojë për disa veshje sa i përket pajës së nuses së ardhshme të këngëtares. /Telegrafi/