Blero sapo ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Uki Latifin.
“1 her” mban titullin kënga, e cila arriti një pëlqyeshmëri të madhe të publikut sapo u publikua, por nuk kaloi pak kohë dhe u zbulua se edhe ky projekt është i huazuar nga një këngë tjetër e publikuar në janar të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Këngët kanë ngjashmëri të madhe dhe kjo vërehet që në sekondat e parë të tyre.
Të kontaktuar nga Telegrafi, bashkëpunëtorë të këngëtarit thanë se Blero nuk është në dispozicion për të folur.
Lajmi se Blero ka vjedhur edhe këngën e re, gjatë ditës së sotme ka pushtuar median rozë dhe deri më tani këngëtari ka zgjedhur të hesht.
Kjo nuk është hera e parë që Muharremi akuzohet për kopjim pasi edhe disa nga projektet e tij të kaluara janë vërtetuar se janë jo origjinale./Telegrafi/