Neymar tashmë pritet të debutojë për skuadrën e re PSG.
Kohët e fundit mediat po shkruajnë se kush mund ta zëvendësojë brazilianin te Barcelona.
Pas shumë propozime dhe spekulimeve, një të tillë e ka bërë në formë shakaje edhe këngëtari Blero.
Në fakt, ky do të ishte edhe transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke lënë pas edhe 222 milionët e transferimit të Neymar.
Blero e sheh veten si pasardhës të Neymarit, por kjo blerje blaugranave do t’i kushtonte 223 miliardë euro.
Ndryshe, këngëtari njihet si fans i flakët i Barcelonës dhe gjithmonë e ndjek me pasion skuadrën e zemrës, e cila sot do të luajë “el Clasicon” e parë zyrtare në Nou Camp kundër Barcelonës. /Telegrafi/