Emri i Dr. Florit ishte në qendër të medias ditën e djeshme pasi në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare u bë me dije se familjes së tij do t’i ndahet një pension nga buxheti i sigurimeve shoqërore.
Pa i bërë një dedikim nuk kaloi as këngëtari Blero, i cili përmes profilit të tij në rrjetet sociale i dedikoi disa fjalë të mëdha Florit, transmeton Telegrafi.
“Artist i vërtetë. Po të ishin vetëm gjysma e njerëzve në showbiz si ti, pasqyra do të reflektonte ndryshe”, ka shkruar Blero duke publikuar edhe një fotografi të artistit të ndjerë.
Dr. Flori, emri i vërtetë i të cilit është Florian Kondi, ndërroi jetë më 17 nëntor të vitit 2014 nga overdoza./Telegrafi/.