Telegrafi

Blero emocionohet teksa i shkruan një mesazh urimi për ditëlindje të bijës

Blerim Muharremi është i njohur për vargjet që thur herë pas here dhe i sjell në rrjetet sociale.

E tillë është edhe rasti i fundit, kur këngëtari ka gjetur kohë që të bëj një urim të veçantë.

Në fakt, sot e ka ditëlindjen e bija e artistit, Tara ka mbushur tetë vjet dhe urimi i parë i erdhi prej të atit.

Blero ka përzgjedhur fjalët më të bukura për të bijën, të cilat thotë se i japin kuptim vetëm princesha e saj.

“Urime ditëlindja frymëmarrja ime. Është e kot çfarëdo që shkruaj, është e kot çfarëdo që këndoj dhe e interpretoj, e kot është edhe nëse mundona përmes këtyre vargjeve me ta shpreh dashurinë. Thjesht çfarëdo që unë shkruaj për ty asgjë nuk e ka peshën tënde”, ka shkruar fillimisht këngëtari.

“Si një urim i një babe që për një sekondë shuhet kur fillon të uron e të lavdëron. Thjesht ti je bekim i Allahut. Faleminderit Allah që për mua gjithçka që ka kuptim e arsyeton. Ti je vet jeta Tara Muharremi”, ka shkruar Blero në Instagram.

Ndryshe, kujtojmë se Blero është bërë baba në saje të ish-bashkëshortes Teuta Krasniqit. /Telegrafi/