Site icon Telegrafi

Blero e Uki sërish bashkë (Video)

Ndonëse ende po shijojnë suksesin e këngës “1Her”, të cilën nuk ka shumë kohë që e sollën në publik, Blero dhe SoulKid kanë nisur punën për projektin e radhës sërish bashkë.

Kështu ka thënë Uki Latifi për RTV Dukagjinin, ku ka zbuluar se kënga e tyre e re do të jetë ritmike dhe e plotësuar me videoklip.

Sipas Ukit kjo këngë pritet të lansohet në fund të muajit maj.

Ndryshe artisti i ri nuk e ka përjashtuar as mundësinë që të vijë në bashkëpunim me ndonjë këngëtare femër, mirëpo tani për tani nuk ka të definuar asgjë.

“1Her” u publikua në fillim të muajit mars dhe deri më tani ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në kanalin “Youtube”./Telegrafi/.

Exit mobile version