Telegrafi

Blero dhe Eugena sjellin video projektin “Thuaj”

Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh të këngëve që kanë ardhur gjatë muajve të fundit.

Blero në bashkëpunim me këngëtaren Eugenën kanë sjell video projektin e ri muzikor para fansave dhe publikut të gjerë.

“Thuaj”, titullohet kënga e tyre e re dhe është shoqëruar me një video të veçantë gjersa kënga është ritmike.

Për tekstin e ka shkuar Fissi dhe Doni, të cilët janë përkujdesur edhe për instrumentalin muzikor.

Ndryshe, Blero ka paralajmëruar se do të sjell edhe këngë të tjera dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/