Telegrafi

Blero dhe Afrona morën vëmendje me një vallëzim atraktiv në dasmën e tyre

Mbrëmë (e shtunë), këngëtari shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Nën perëndimin e diellit, praninë e familjarëve, miqve dhe kolegëve të shumtë, çifti i njohur i showbizit i thënë “PO” njëri-tjetrit.

Të njëjtit kishin zgjedhur që gjithë ambientin ta dekoronin në ngjyrë të bardhë dhe shumë të veçantë, teksa në qendër të vëmendjes nuk ka dyshim se tërë kohën ishte Afrona.

Për ceremoninë e kurorëzimit, bukuroshja shqiptare kishte veshur një fustan të bardhë në stil princeshe, shoqëruar me një vello të gjatë, derisa Blero zgjodhi një kombinim bardhë e zi dhe jo vetëm.

Kostumi i dytë i Bleros ishte tërësisht në të zeza, përkundër Afronës që ndërroi tre fustana dhe që secili prej tyre e bëri të dukej më elegante.

Veç tjerash, çifti zgjodhën një nga resortet më të bukura në Shëngjin për ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

Dhe në fund, dyshja vendosën të bëjnë një vallëzim më ndryshe dhe mjaft atraktiv për të gjithë të pranishmit, nga të cilët u duartrokitën dhe morën brohoritje të mëdha.

Përndryshe, Blero dhe Afrona kanë më shumë se pesë vite që jetojnë një histori dashurie, të mbushur me sakrifica të shumta për shkak të largësisë mes tyre. /Telegrafi/