Telegrafi

Blero dhe Afrona martohen në vitin 2019?

Shpeshherë emri i tyre është lakuar se së shpejti do t’i shohim në altarin e martesës.

Bëhet fjalë për Afrona Dikën dhe Blerim Muharremin, të cilët duket se së shpejti do t’i shohim të martuar.

Në fakt, edhe pse romanca e tyre ka pasur oscilime, dyshja ka arritur të rris dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Por, duket se çifti përfundimisht do të jetojnë së bashku në vitin 2019-të, i cili vit do të jetë përcaktues për dyshen.

Është Afrona ajo që ka publikuar në Instagram një fotografi të një qenushi të lezetshëm i cili në hundë mbanë një unazë martese, e modelja ka bërë tag Bleron e ka shënuar vitin “2019-të”.

Lexo po ashtu Blero me urim të veçantë për Afronën: Urime dashuria ime e përhershme, ti je bota ime

Theksojmë se Afrona dhe Blero janë fejuar gjatë këtij viti, ku këngëtari e kishte befasuar të dashurin në një ndejë.

Ndryshe, Blero është duke vazhduar të mbajë koncerte të ndryshme dhe në këngë të reja. /Telegrafi/