Sot për këngëtarin Blero është një ditë e veçantë, pasi nëna e tij feston ditëlindjen.
Këngëtari ka zgjedhur që përmes profilit të tij në rrjetet sociale t’i bëjë një dedikim asaj, transmeton Telegrafi.
“Ti je gjëja më e shtrenjtë për mua. Mami dua të të falenderoj për gjithçka që kam. Fal Zotit kam shëndetin dhe dua ta falenderoj Zotin të ma fal shëndetin që një ditë edhe unë të jem aty për ty siç ke qenë ti për mua gjithmonë. Urime ditëlindja nëna ime e dashur”, ka shkruar Blero sipër një fotografie së bashku me nënën e tij.
Ndryshe në një postim tjetër në “Instagram” ku këngëtari shihet në studion e tij së bashku me Muharrem Ahmetin ngjalli dyshimet për një bashkëpunim mes tyre por që ende nuk është konfirmuar nga artistët./Telegrafi/.