Blero është duke punuar në projektin më të ri muzikor që do ta sjell shumë shpejt.’
Këngëtari shqiptar njihet edhe si tifozë i flakët i futbollit, sidomos i skuadrës kataluanse të Barcelonës.
Ai në këtë formë është përfshirë në debatin e fundit nëse duhet të dënohen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Këta të dy kishin bërë simbolin e shqiponjës pasi që shënuan secili nga një gol kundër kombëtares serbe, të cilën e mposhtën me rezultat 2-1.
Kjo ka bërë që artisti të risjell një fotografi të bërë në stadiumin Camp Nou teksa bënë me duar simbolin e shqiponjës.
“Mos po më dënon FIFA me mos lejim të futjes në stadiumin të Barcës. Vetëm pse e kom bë shqiponjën”, ka shkruar ndër të tjerash Blero në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Blero kujtojmë se është duke punuar në projektin më të ri muzikor të titulluar “Bingo”. /Telegrafi/