Telegrafi

Blero i bën dedikim të veçantë Afronës: Edhe kur të bëhem bajat ty, do të luftoj për zemrën dhe do të vdes duke luftuar për ty

Foto: Blero/Instagram

Këngëtari Blero dhe bukuroshja Afrona Dika kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të këtij viti.

Çifti janë aktivë dhe shumë të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme e tyre.

Këtë fundvit çifti nuk janë pranë njëri-tjetrit, për shkak se Blero ka angazhime dhe për këtë Afrona ka shkuar në Zvicër te familjarët e saj.

Kështu këngëtari po e shfryen mungesën përmes rrjeteve sociale, pasi publikoi së fundmi një fotografi shumë të ëmbël të çiftit në Instagram.

Ai e shoqëroi këtë fotografi me një dedikim të përzemërt për Afronën, duke ia bërë me dije se do të jetë gjithmonë pranë saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Edhe kur të bëhem bajat ty, do të luftoj për zemrën dhe emocionin tënd baby, do të vdes duke luftuar për ty! Sepse ti, në të mirë dhe në të keq më bënë të ndjehem i gjallë. Dashuria ime e përjetshme”, kanë qenë fjalët e Bleros në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, këngëtari Blero po përmbyll një vit të suksesshëm muzikor me plot projekte e koncerte të shumta. /Telegrafi/