Telegrafi

Blero befason Afronën duke shikuar film privatisht në Cineplexx

Këngëtari Blero vazhdon të ketë një romancë mjaft intensive me të dashurën e tij, Afronën.

Mes Zvicrës dhe Prishtinës, dyshja po tentojnë të kalojnë kohë të bukur së bashku.

Së fundmi Afrona ka qëndruar në Prishtinë ku ka kaluar kohë me këngëtarin.

Mes miqve, dyshja kanë preferuar që të shikojnë film, por kësaj radhe Afrona është befasuar nga këngëtari.

Në vetmi dhe privatisht, ata kanë shikuar një film në Cineplexx, ku nuk munguan as miq të këngëtarit.

Kjo është vetëm një prej befasive që Blero i ka bërë të dashurës së tij.

Çifti shpesh kanë folur se po kalojnë momente të mira së bashku, por kanë refuzuar të folin për një martesë nëse një hap i tillë është në horizont.

Si të martuar çifti janë shfaqur vetëm në një fushatë reklamuese e cila atë kohë pati bërë bujë. /Telegrafi/