Blero Muharremi, i njohur si Blero dihet botërisht se është tifoz i futbollit.
Më konkretisht, këngëtari është tifoz i një ndër skuadrave më të njohura evropiane, Barcelonës.
Duke qenë se sonte katalunasit takohen me Chelsean, ai ka mbështetur skuadrën e zemrës përmes rrjeteve sociale.
Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me fanellën e ekipit të Barcës ndërsa ka pohuar se është mënyrë të jetës.
“Është mënyrë e thjeshtë e jetesës – Barcelona”, ka shkruar ndër të tjerash në Instagram, Blero.
Ky i fundit përndryshe është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në muajt të ardhshëm. /Telegrafi/