Telegrafi

Blero, anëtar i jurisë në Albanian Star (Video)

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit të talentëve të këndimit, Albanian Star.

Këngëtari i cili po shijon suksesin e këngës “Për Ty” ka konfirmuar se do të jetë pjesë e spektaklit në rolin e antarit të jurisë profesionale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Albanian Star

Ai me anë të një video mesazhi u bënë thirrje të gjithëve që të jenë pjesë e audicioneve, që të tentojnë të realizojnë ëndrrën që edhe atij iu realizua.

Talent shou Albanian Star fillon transmetimin më 10 qershor, kurse audicionet fillojnë të mbahen nga data 26 maj në të gjitha qytetet e mëdha shqiptare. /Telegrafi/