Këngëtari Blero Muharremi duket se sërish ka arritur të godasë cakun me baladën e tij të re.
Këngëtari shqiptar i njohur në vitin e fundit shumë për baladat e tij, ka lansuar gjatë ditës projektin “Pse”.
Telegrafi mëson se projekti do të arrijë rreth 200 mijë klikime ende pa u bërë një ditë nga lansimi, që e vërteton faktin se ky është një hit i momentit. Këto klikime po procesohen dhe do të regjistrohen nga Onima Media dhe YouTube në orët në vijim.
Kënga “Pse” spekulohet se është e ndërlidhur me ngjarjet në jetën private të këngëtarit, i cili ishte sërish në qendër të mediave pas zbulimit të të dashurit të Teuta Krasniqit, trajnerit të fitnesit Adonis Morina.
Por, cila është e vërteta e këtij projekti? Shumë shpejt pritet të flasë vet protagonisti… /Telegrafi/