Telegrafi

Blerjet e Milanit do t’i shihni shumë shpejtë në fushë, kuqezinjtë zyrtarizojnë miqësore e parë

Tifozëve të Milanit nuk do t’u duhet të presin gjatë për të parë me bluzën e Milanit blerjet e reja të kuqezinjve.

Montellas i duhet t’i nis shpejtë përgatitjet për sezonin e ri, duke qenë se do të marrë pjesë edhe në Ligën e Evropës.

Me 11 korrik, në orën 19:00, Milani do të zhvillojë një takim miqësor ndaj skuadrës zvicerane të Luganos.

Për herë të parë, bluzën e Milanin do ta veshin Musacchio, Ricardo Rodriguez dhe Kessien, ndërsa Andre Silva do t’i bashkohet më vonë kuqezinjve duke qenë se është pjesë e kombëtares së Portugalisë në Kupën e Konfederatave.

Blerjet e Milani deri tani

Ai ka shënuar edhe një gol në këtë garë.

Milani nuk i ka mbyllur ende transferimet dhe mund të bëjë ende ndonjë blerje në ditët e mbetura. /Telegrafi/