Telegrafi

Blerja e vetme e Rangnick gjatë kohës së tij tek Man United mund të debutojë nesër ndaj Lutonit

Blerja e vetme e Ralf Rangnick gjatë kohës së tij tek Manchester United, më në fund mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e nesërme (e diel) ndaj Luton Town, pasi u pa duke u stërvitur me ekipin e parë.

Austriaku pati vetëm një afat kalimtar gjatë kohës kur ishte në krye si trajner i përkohshëm i Unitedit në 2021 dhe 2022, dhe prezantoi një listë të transferimeve tek klubi.

Ai i ka thënë mediumit gjerman BILD se kishte folur me shefat e United për mundësinë e blerjes së gjashtë lojtarëve, duke përfshirë emra si Nkunku, Luis Diaz dhe Erling Haaland.

Por klubi nuk e mbështeti kërkesën e tij për të blerë këta lojtarë të cilët do të mbeshtetnin trajnerin e ri, që në këtë rast doli të jetë Erik Ten Hag.

Lojtari i vetëm që Rangnick e ka transferuar ishte mesfushori i ri defanziv Toby Collyer i cili u transferua nga Bayern Munichu. Reprezentuesi anglez, atëherë 18-vjeçar luajti për grupmoshat U21 të Unitedit dhe u stërvit me ekipin e parë para duelit ndaj Barcelonës në Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Manchester United bën prioritet kryesor të afatit kalimtar sulmuesin e talentuar të Bayernit

Collyer, i cili mund të luaj gjithashtu si qendërmbrojtës, ka bërë shtatë paraqitje për U21 këtë sezon, duke dhuruar një asistim.

Por ai është ftuar edhe një herë tjetër që të stërvitet me ekipin e parë para duelit me Lutonin dhe mundësitë janë mjaft të larta që ai nesër (e diel) të bëjë debutimin e tij./Telegrafi/