Telegrafi

Blerja e Milanit nga Invescorp, pritet të shkaktojë krizë të thellë te Interi

Milani është duke planifikuar një epokë të re me Investcorp, e që nga kjo mund ta pësojë keq Interi.

Rossonerët janë gati të dorëzohen te gjiganti i Bahrejnit dhe duan të bëjnë disa transferime të mëdha, por ajo që është më e rëndësishmja – stadiumin.

Tashmë është e ditur se Milani e ndanë “San Siron” me Interin (Giuseppe Meazza), por në të ardhmen e afërt nuk do të jetë kështu.

Lexo po ashtu Ambasada e Bahrejnit konfirmon ofertën e Investcorp për ta blerë Milanin

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, Diavolo po mendojnë që të ndërtojnë shtëpinë e tyre të re dhe mos ta ndajnë më me asnjë skuadër.

Kushti kryesor për ta blerë Milanin, Investcorp do t’i duhet ta ndërtojë një stadium dhe të bëjë transferime të mëdha, e me ndërtimin e shtëpisë së re, Nerazzurët nuk kanë edhe aq financa që të përballojnë ndërtimin e stadiumit si të vetëm.

Me marrjen e klubit nga Elliot, atëherë në Milano shpresojnë që të rikthehen në ditët e lavdishme, atëherë kur ishte skuadër dominuese në botë. /Telegrafi/