Site icon Telegrafi

Blerja e laboratorit për kontrollim të naftës, kundërshtohet nga privatët (Video)

Kërkesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për blerjen e laboratorit mobil i cili do të shërbejë për analizat e derivateve, është pranuar nga Ministria e Financave. Kjo e fundit ka propozuar në mbledhjen e Qeverisë që të ndahen mjete në shumë prej 100 mijë euro për blerjen e këtij laboratori, propozim ky i cili edhe u aprovua.

Avdullah Hoti, ministër i Financave, tha se laboratori mobil do të mundësojë kryerjen e inspektimeve ad hoc në pikat e derivateve të naftës, për të matur parametrat kryesorë të cilësisë së derivateve , duke propozuar që personat që do të punojnë në këtë laborator të transferohen prej Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, tha se me laboratorin mobil do të bëhet një kontroll e dyfishtë e naftës.

Mirëpo, derisa Hoti thotë se personat që do të punojnë në këtë laborator do të transferohen nga Ministria e Tregtisë, Bajrami thotë se kjo ministri nuk ka staf të kualifikuar që do të punojë në këtë laborator. /Tribuna Channel/

Exit mobile version