Telegrafi

Blerja e Keitas merr konfirmimet e para nga Interi

Emri i Keita Baldes ka filluar të lakohet prapë në tregun e transferimeve të Interit.

Sipas Sky Sport, 21-vjeçari është rikthyer në planet e Nerazzurrëve dhe ylli i Lazios ka marrë edhe konfirmimin për t’u blerë edhe nga presidentet e rinj të Interit.

Lexo më shumëRevolucioni kinez te Interi, a është ky formacioni i titullit? (Foto)

E gjitha kjo ka ardhur pasi klubi nga kryeqyteti ka bllokuar blerjen e Candrevas.

Senegalezi ka shënuar dhjetë gola në 77 paraqitje për Lazion. /Telegrafi/

Lexo më shumë20 skuadra që nuk kanë rënë kurrë nga elita e futbollit (Foto)