Site icon Telegrafi

Blerja e duhanit në Maqedoni do të përfundojë më 15 janar

Dy muaj para afatit të planifikuar dhe deri më 15 janar, pritet të zgjat blerja e duhanit për këtë vit, në të cilin është prodhuar gjithsej 20 mijë ton, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani janë blerë 13 mijë ton, ndërsa deri në Vitin e Ri planifikohen edhe 1 mijë e 500 ton, me dinamikë të zvogëluar për shkak të lagështisë së lartë.

Kompanitë “Tobacco” deri tani kanë paguar 90% të duhanit të blerë, në afat prej tre deri dhjetë ditë, ndërsa me kualitetin dhe vlerësimin janë të kënaqur.

Këto ditë pritet që edhe “Strumica tabak” t’a fillojë marrëveshjen për blerje, pasi pati ankesa. Megjithë atë nëse nuk e blen duhanin në afatin e paraparë, duhani do të blehet nga kompanitë tjera./Telegrafi/

Exit mobile version