Site icon Telegrafi

Blerina Kllokoqi – Rugova tregon pse yjet e estradës nuk vishen prej saj (Video)

Edhe pse ajo ka disenjuar veshje për yjet si Rita Ora, Inva Mula, Eliza Zaharia dhe ish presidenten Atifete Jahjaga, Blerina Kllokoqi – Rugova dhe kreacionet e saj janë pak prezente në estradën shqiptare dhe vet kreatorja thotë se ajo nuk e di arsyen për këtë.

Ajo ka treguar në emisionin “1 kafe prej shpisë” për bashkëshortin e saj, Mendimin, i cili jo vetëm që merret me aktivitetet e tij, po merret më shumë edhe me fëmijë sepse sipas saj, ai ka më shumë kohë.

Sa i përket modës ka thënë se Mendimi dhe moda janë në një botë të kundër, ai shpesh herë ia ka thyer kodin e vjeshjeve nëpër pasarela të modës.

Blerina ndër të tjerash ka theksuar se kur ka marrë e-mailin nga Elia Zaharia ka qenë një ndjenjë e veçantë sepse sipas saj ajo ka thënë se sitli i BKR-së përshtatet me dasmën e saj.

Ajo njihet edhe si person që eksperimenton në stilin e flokëve. Së fundmi i ka bërë flokët e zeza e për këtë ajo thotë se ka qënë ideja e Mendimit që ajo të bëjë këtë ndryshim.

Estrada kohëve të fundit vishet më rrallë me fustanet e saj, por ajo ka thënë se nuk e di se pse po ndodh kjo, sipas Blerinës ndoshta pse janë fustanet shumë të ndijshme. Ajo ka shtuar se ështe e hapur për të gjithë dhe për këtë ka marrë kritika edhe nga burri saj se pse nuk merret me estadën.

Kujtojmë se Rita Ora, Inva Mula, Elia Zaharia, ish-presidetja Atfiete Jahjaga ishin disa prej fytyrave publike që kanë veshur fustanet e dizajneres.

Exit mobile version